Ali Kemal Akan,Kadir Karakuş
13 Tetor 2015•Përditësim: 13 Tetor 2015
ANKARA (AA) – Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu dorëzoi lule dhe është lutur para stacionit hekurudhor në Ankara, vendi në të cilin të shtunën, më 10 tetor, është kryer sulmi terrorist, në të cilin humbën jetën 97 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Davutoglu sot në mëngjes vizitoi vendin i cili të shtunën u trondit nga dy shpërthime të fuqishme. Në shoqërim kishte edhe bashkëshorten e tij Sara Davutoglu, zëvendëskryeministrat Yalcin Akdogan dhe Cevdet Yilmaz, si dhe zëvendës kryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Omer Celik.
Kryeministri Davutoglu fillimisht vizitoi vendin i cili është goditur nga shpërthimet si dhe vendin ku shumë qytetarë turq dorëzuan lule për të vdekurit gjatë sulmit. Davutoglu po ashtu në këtë vend dorëzoi një karafil të kuq.
U lut për shpirtrat e të vdekurve në sulmin terrorist, ndërsa pas bisedës me qytetarët u largua nga sheshi.
Sulmi terrorist i së shtunës në Ankara ishte njëri prej sulmeve më tragjike në historinë moderne të Turqisë. Gjatë këtij sulmi terrorist humbën jetën 97 persona. Hetimi mbi konfirmimin e fajtorit ende vazhdon.