Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
Sport

Ndeshja historike Shqipëri-Serbi përfundon me rezultatin 0-2

Të dy golat janë shënuar në minutat e fundit shtesë të ndeshjes, nga Kloravov dhe Ljajiç, ndërsa nuk pati incidente gjatë zhvillimit të ndeshjes
Fatjon Cuka,Malik Hasa
09 tetor 2015•Përditësim: 09 tetor 2015
Ndeshja historike Shqipëri-Serbi përfundon me rezultatin 0-2
Elbasan

ELBASAN (AA) – Ndeshja historike Shqipëri – Serbi, e cila u tërhoqi vëmendjen e opinionit vendas dhe botëror, ka përfunduar me rezultatin 0-2 në favor të ekipit serb, duke marrë tre pikët, raporton Anadolu Agency (AA).

Të dy golat janë shënuar në minutat e fundit shtesë të ndeshjes, nga Kolarov dhe Ljajiç, ndërsa nuk pati incidente gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Pas këndimit të himeneve përkatëse ka filluar pa incidente pjesa e parë, por në minutën e katër është ndëshkuar me karton të verdhë futbollisti serb, Mitroviç, ndërsa Cana nga ekipi shqiptar ka marrë karton të verdhë në minutën e 16-të. Ndërkohë gjatë himnit të Serbisë nga tifozët në stadium ka patur disa fishkëllima.

Një gol është anuluar nga arbitri italian për skuadrën e Serbisë, i cili u shënua nga Ljajiç në minutën e 36-të të ndeshjes.

Në minutën e 44 është dëmtuar një nga lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila i cili ka lënë fushën e blertë, ndërsa ka patur në pjesën e parë vetëm dy minuta shtesë, pjesë ecila u mbyll me rezultatin 0-0.

Ndërsa në pjesën e dytë për ekipin shqiptar Ergys Kaçe ka zëvendësuar Andi Lilën i cili u largua pas dëmtimit. Ndërsa në pjesën e dytë nga ekipi serb Ivanoviç pasi është dëmtuar, u zëvendësua nga Tosiç. Trajneri i ekipit të Shqipërisë, Gianni De Biasi ka futur në lojë gjatë pjesës së dytë edhe Cikalleshin dhe Mehën.

Edhe pse momentet për të shënuar gol nuk kanë munguar, ekipi i Shqipërisë nuk arriti të shënonte asnjë gol në këtë sfidë historike.

Një moment interesant në këtë ndeshje ishte ku një lojtarë me origjinë shqiptare, Sulejmani është bërë pjesë e lojës për skuadrën serbe në minutën e 55, duke zëvendësuar Tadiç, por përfshira e tij në lojë është shoqëruar vërshëllimet e tifozëve shqiptare.

Qyteti i Elbasanit ishte nën kontroll të rreptë të forcave të policisë, të cilët ishin pozicionuar në pika të ndryshme në qytet, ku u angazhuan mbi 2.300 forca policie, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan.

Ndërkohë mijëra tifozë shqiptarë kanë krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij, ndërsa brenda në stadium ishin rreth 60 studentë nga Serbia, në kuadër të një marrëveshjeje mes dy qeverive. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, studentët serb, janë shoqëruar edhe nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srdan Verbiç.

Në qendër të vëmendjes tashmë do të jeta përballja e Shqipërisë kundër Armenisë më 11 tetor në Erevan.

Kujtojmë se Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0, në tavolinë ndeshjen kundër Serbisë të zhvilluar më 14 tetor të vitit 2014 në Beograd dhe të ndërprerë në minutën e 42, pas incidenteve për të mos rinisur më. Vendimi ishte marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, e cila ka përmbysur vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe të Apelit të UEFA-s.

related_topics:
ShqiperiSerbiElbasan
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Në “Elbasan Arena” përfundon 0-0 pjesa e parë e sfidës Shqipëri-Serbi

Në “Elbasan Arena” përfundon 0-0 pjesa e parë e sfidës Shqipëri-Serbi

E radhës

De Biasi: Çdo lojtar ka bërë maksimumin, të fitojmë me Armeninë

De Biasi: Çdo lojtar ka bërë maksimumin, të fitojmë me Armeninë

MË TË FUNDIT

Librashitësit në ambient të hapur në Damask bashkojnë dashamirësit e librit

Inxhinierja e informatikës i shndërron qilimat në vepra arti me vizatime portretesh

Zelenskyy: Ukraina gati të ndalojë sulmet ndaj qyteteve të përfshira në bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Greqi, rrëzohet një avion ushtarak gjatë një shfaqjeje ajrore

Ushtria amerikane thotë se ka shkatërruar tre tankerë iranianë të naftës pas sulmeve me raketa

Gaza, palestinezi thur qilima në tezgjah për çadrat me metoda të vjetra

Kremlini: Putin urdhëron ndërprerje 3-ditore të sulmeve ndaj Kievit përpara vizitës së të dërguarve amerikanë

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Ministria e Financave të Shqipërisë: Rritet numri i bizneseve të regjistruara

Ministria e Financave të Shqipërisë: Rritet numri i bizneseve të regjistruara

Kërkesë zyrtare ndaj shteteve të KiE dhe SHBA për rekordet penale të shtetasve shqiptarë

Kërkesë zyrtare ndaj shteteve të KiE dhe SHBA për rekordet penale të shtetasve shqiptarë

BB: Viti 2015 shënon një rritje të prodhimit të brendshëm në Shqipëri

BB: Viti 2015 shënon një rritje të prodhimit të brendshëm në Shqipëri

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Muçaj takon prefektin e Antalya-s, Türker

Ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Muçaj takon prefektin e Antalya-s, Türker

Serbi, zjarr në fabrikën e barutit në Çaçak, plagosen katër punëtorë

Serbi, zjarr në fabrikën e barutit në Çaçak, plagosen katër punëtorë

Serbi, nga 1 tetori, policia zbaton testin e alkoolit ndaj çdo shoferi të ndalur

15 vjet nga rënia e regjimit të Millosheviqit: Serbia ende nuk e ka zgjidhur çështjen kyçe për ardhmërinë e saj

15 vjet nga rënia e regjimit të Millosheviqit: Serbia ende nuk e ka zgjidhur çështjen kyçe për ardhmërinë e saj

Suksesi i Bekimit ishte kënaqësi për familjen, por edhe për tërë popullin shqiptar

Suksesi i Bekimit ishte kënaqësi për familjen, por edhe për tërë popullin shqiptar

Tryezë për shkëmbimin e përvojave zgjedhore mes Shqipërisë dhe Sllovenisë

Tryezë për shkëmbimin e përvojave zgjedhore mes Shqipërisë dhe Sllovenisë

4 operacione anti-drogë në Shqipëri, 12 të arrestuar

4 operacione anti-drogë në Shqipëri, 12 të arrestuar