Fatjon Cuka,Malik Hasa
08 Tetor 2015•Përditësim: 09 Tetor 2015
ELBASAN (AA) – Në “Elbasan Arena” ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi me rezultatin 0-0, ndërsa nuk kanë munguar edhe kartonët e verdhë. Ndërkohë stadium ndodhen ehde kryeminsitri Edi Rama, dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas këndimit të himeneve përkatëse ka filluar pa incidente pjesa e parë, por në minutën e katër është ndëshkuar me karton të verdhë futbollisti serb, Mitroviç, ndërsa Cana nga ekipi shqiptar ka marrë karton të verdhë në minutën e 16. Ndërkohë gjatë himnit të Serbisë nga tifozët në stadium ka patur disa fishkëllima.
Një gol është anuluar nga arbitri italian për skuadrën e Serbisë, i cili u shënua nga Ljajiç në minutën e 36-të të ndeshjes.
Në minutën e 44 është dëmtuar një nga lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila i cili ka lënë fushën e blertë, ndërsa ka patur dy minuta shtesë.
Qyteti i Elbasanit është nën kontroll të rreptë të forcave të policisë, të cilat janë pozicionuar në pika të ndryshme në qytet.
Mijëra tifozë shqiptarë kanë krijuar atmosferë festive në stadium dhe jashtë tij, ndërsa brenda në stadium ndodhen rreth 60 studentë nga Serbia, në kuadër të një marrëveshjeje mes dy qeverive. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, studentët serb, janë shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Republikës së Serbisë, Srdan Verbiç, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.
Vijon...