Ivana Ramadanova
25 Maj 2016•Përditësim: 26 Maj 2016
SHKUP (АА) – Panairi i Shkupit prej sot deri më 28 maj do të jetë nikoqir i edicionit të 4-t të Panairit për transport, automjeteve transportuese, raporton Anadolu Agency (AA).
Në panair janë ekspozuar importues të automjeteve transportuese dhe komerciale, kompani të cilat kryejnë veprime shërbyese dhe kompani nga industria shoqëruese për automjetet transportuese.
Vizitorët afaristë dhe qytetarët do të mund të shikojnë brende të importuesve të automjeteve transportuese të klasit botëror, maunë, kamionë, rimorkio dhe gjysmërimorkio.
Përmes përfaqësuesve të autorizuar në Panair do të prezantohen Shmic Kargobul, Mercedes Benz, Iveko, DAF, Kogel, Kron, Volvo, Skania. Partner i manifestimit do të jetë asociacioni transportues SIZ Maqedonia komunikacion – AMERIT.
Koha e punës së panairit do të jetë prej 10 deri në ora 18, ndërsa hyrja është falas.