Izzet Taskiran
22 Shkurt 2016•Përditësim: 23 Shkurt 2016
STAMBOLL (AA) - Fotoreporteri Onur Coban dhe kameramani Kenan Jesiljurt nga Anadolu Agency (AA), që ishin rrëmbyer ditë më parë nga pjesëtarët e PKK-së, dje u liruan, ndërsa sot arritën në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Coban dhe Jesiljurt me avionin e Turkish Airlines (THY) mbërritën në aeroportin Ataturk në Stamboll. Jesilyurt dhe Coban në aeroport u pritën nga anëtarët e familjes dhe kolegët e punës.
Gazetari Rauf Maltas i cili së bashku me Coban dhe Yesilyurt të premten në Mardin në Turqinë juglindore, u rrëmbyen nga organizata terroriste PKK, udhëtoi për në Sanliurfa, qytet në Turqinë juglindore.