Sibel Uğurlu
12 maj 2017•Përditësim: 13 maj 2017
STAMBOLL (AA) – Turkish Airlines të premten ka filluar të praktikojë ofrimin e laptopëve për pasagjerët e biznes-klasit në fluturimet nga aeroporti i Ataturkut i Stambollit drejt Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky shërbim ishte në dispozicion nga sot për pasagjerët në fluturimin për në Mançester. Pasagjerët e biznes-klasit duhet që t'u dorëzojnë laptopët e tyre stafit të Turkish Airlines dhe ti kërkojnë një laptop për shfrytëzim stafit gjatë vitit.
Për këtë ide Turkish Airlines u përcaktua pas vendimit të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe që të ndalohet përdorimi i laptopëve në kabinë në fluturimet nga Afrika veriore, Turqia dhe Lindja e Mesme.
Transportuesit ajror turk më parë futën një shërbim të ngjashëm në fluturimet për në SHBA.
Britania këtë masë, e cila përfshinë laptopë, tableta dhe disa telefona celular, ka filluar ta zbatojë më 21 mars dhe është shumë e ngjashme me atë të cilën më parë e kishte zbatuar Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve.
Pajisjet që Turkish Airlines ofron në fluturimet e saj mund të jenë laptopë dhe tabletë 'touch-screen'. Pasagjerët do të mund ti ruajnë të dhënat e tyre në USB, dhe të gjitha të dhënat personale do të fshihen pasi pajisja të jetë fikur.