Ecenur Çolak
04 Qershor 2017•Përditësim: 04 Qershor 2017
ANKARA (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu dënoi sulmet e djeshme terroriste në urën e Londrës dhe tregut Borough në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).
Bagdad, Kabul, tani Londër... Dënojmë terrorizmin kudoqoftë. Me luftë të përbashkët do të fitojmë kundër terrorizmit", porositi Çavuşoğlu në rrjetin social Twitter.
Sulmin e dënoi edhe ministri për Bashkimin Evropian dhe kryenegociatori Omer Çelik.
"Dënojmë ashpër sulmin brutal terrorist në Londër. Ndajmë dhimbjen me popullin e Mbretërisë së Bashkuar", ka shkruar Çelik në rrjetin social duke shtuar se e gjithë bota është objekt i terrorizmit.
Sulmi ndodhi mbrëmë vonë kur sulmuesit me furgon goditën këmbësorët në urën e Londrës dhe pas daljes nga furgoni me thika filluan të sulmojnë njerëzit në tregun Borough, ku policia vrau që të tre sulmuesit.
Sipas informacioneve të fundit, në sulm janë vrarë shtatë presona dhe janë plagosur 48 të tjerë.