Burcu Çalık
03 Nëntor 2016•Përditësim: 03 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Ministria e Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë janë larguar nga detyra 1.218 persona për të cilët u vlerësua të kenë lidhje me Organizatën Terroriste FETO/PDY, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Qendra Mediatike e Ministrisë së Brendshme, nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë janë larguar nga detyra gjithsej 1.218 persona për të cilët u vlerësua të kenë lidhje me Organizatën Terroriste FETO/PDY, edhe atë 419 oficerë, 604 kapterë, 158 rreshterë xhandarë specialistë, 28 nënoficerë dhe nëntë administratorë.