Cem Genco
14 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
HATAJ (AA) - Siriani Adnan Ahmad përjeton dhimbjen e 3 fëmijëve prej të cilëve njëri ka humbur jetën prej luftës civile, njëri ka mbetur i plagosur, ndërsa tjetri ka humbur, raporton Anadolu Agency (AA).
Ai para 4 viteve ka ikur prej Homsit dhe është strehuar në qarkun Reyhanli të qytetit Hataj në Turqi, dhe ka një histori të dhimbshme të jetës.
Adnan Ahmad, për gazetarin e AA-së ka pohuar se djali 22 vjeçar me emrin Abdul ka humbur jetën për shkak të sulmeve nga bombat fuçi, 33 vjeçari Üsem nuk është kthyer prej qytetit Sarmada ku ka shkuar para 1 vit e gjysmë dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë lajm prej tij.
Duke treguar se djali tjetër, Kolal (31) është plagosur duke shkuar prej shtëpisë në punë dhe se ai prej atë ditë është i dergjur në shtrat, theksoi se ka përjetuar dhimbjet më të mëdha që mund t'i përjetojë një baba.