Musa Öztürk
14 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
BURSË (AA) - Pamja e dy kangurëve në kopshtin zoologjik të Bursës që i ngjan një ''ndeshjeje boksi'' pasqyrohet para kamerave, raporton Anadolu Agency (AA).
Vizitorët të cilët vijnë në strehën e kangurëve të kuq "Gümüş" (Argjend) dhe "Demir" (Hekur) që para 3 vitësh janë sjellë prej një kopshti zoologjik në Poloni, dëshmuan një ngjarje interesante. Kur kujdestarët e kangurëve ishin duke u marrë me punë të tjera ata këtë mundësi e shfrytëzuan duke filluar një “ndeshje” e cila i ngjan boksit.
Çdo sekondë e “ndeshjes së kangurëve” është filmuar nga ana e gazetarit të AA-së. Fëmijët të cilët ishin prezentë në këtë ngjarje interesante, iu bënë thirrje kangurëve që të “ndalonin”.
- Kangurët e kuq-
Kangurët e kuq që jetojnë në zonat e thata dhe gjysmë të thata të Australisë, pranohen si kafsha me qese më të madhe në botë dhe si ushqim preferojnë barishtet, mund të vrapojnë me shpejtësi prej 64 kilometra në orë dhe mund të kërcejnë 9 metra lartësi.