AP
20 Shtator 2015•Përditësim: 20 Shtator 2015
WELLINGTON (AA) - Kujdestarja e kopshtit zoologjik Hamilton, 127 kilometra në jug të kryeqytetit të Zelandës së Re Auckland, vdiq pasi u sulmua nga tigri Sumatran, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia theksoi se kishin marrë një telefonatë rreth orës 11:00, kur ata erdhën në vendngjarje gjetën trupin e pajetë të gruas, pranë kafazit të tigrave. Ngjarja tragjike ndodhi në kohën kur në kopshtin zoologjik ndodheshin disa qindra vizitorë. Të gjithë u evakuuan, kurse nga drejtoria e kopshtit zoologjik njoftohet se muzeu është mbyllur për vizitorët deri të enjten.
Ende nuk janë të qarta rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Kopshti zoologjik në Hamilton në vit vizitohet nga 128,000 persona duke e bërë atë të katërtin në vend për nga popullariteti. Në rreth 25 hektarë hapësirë, ndodhet rreth 600 kafshë, kryesisht specie ekzotike.
Viktima e fundit në një kopsht zoologjik në Zelandën e Re është në vitin 2012 kur elefanti vrau kujdestaren.
Tigrat Sumatran janë kafshë shumë të çmuara, lloji i të cilëve mund të gjendet vetëm në ishullin indonezian Sumatra. Popullsia vlerësohet të jetë rreth 500 kafshë që mbahen në kopshte kombëtare. Tigrat Sumatran janë një specie e rrezikuar, kështuqë me peshën dhe pamjen, paraqesin tigrat më të vegjël nga të gjitha speciet e këtij mishngrënësi.