Behçet Alkan
06 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
NEVŞEHİR (AA) - BEHÇET ALKAN - Abdulmelik Sultan në moshën 59 vjeçare i cili u kthye në Siri pasi qëndroi për 18 vite në Spanjë për t'i shpëtuar burgosjes në periudhën e luftës së brendshme në kohën e qeverisë së Hafiz Asadit (babai i Bashar Al Asadit), ai me ndihmën e institucioneve humanitare po përpiqet të mbijetojë përsëri në Turqi, ku ai është strehuar pas fillimit të luftës së brendshme edhe në periudhën e djalit Bashar Al Asad, raporton Anadolu Agency (AA).
Siriani 59 vjeçar Abdulmelik Sultan i cili jepte mësime në gjuhët frëngjisht, spanjisht dhe gjermanisht në një qendër private të gjuhëve në qytetin Halep, për të penguar marrjen e djemve të tij në ushtrinë e Asadit ai në vitin 2013 braktisi qytetin ku ai kishte lindur dhe ishte rritur për tu vendosur në Turqi. Sultan pavarësisht se njeh 4 gjuhë, në qytetin Nevşehir ku ai ndodhet që prej 3 vitesh për shkak të diabetit dhe shqetësimeve në zemër nuk mund të punojë dhe vazhdon jetën e tij me mbështetjen e organizatave të ndihmave.
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së Sultan ka shpjeguar se pas diplomimit në vitin 1980 në degën Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Universitetin e Halepit nisi profesionin si mësues i anglishtes në një shkollë të mesme.
- Deri në vdekjen e Hafiz Asadit jetoi në Spanjë-
Duke pohuar se në vitin e dytë në profesionin e tij u detyrua të largohet nga vendi për shkak të luftës së brendshme, Sultan ka theksuar se në vitin 1982 gjatë luftës së brendshme me qendër në Hama ai u largua për në Spanjë për të mos u burgosur dhe deri në vdekjen e Hafiz Asadit ka qëndruar në këtë vend për 18 vite.
Pasi ka vënë në dukje se kryengritja në Hama e nisur nga Vëllazëria Muslimane në periudhën e Hafiz Asadit u shndërrua në luftë të brendshme, Sultan tha më tej se "Mbeta i detyruar të largohesha në Spanjë sepse kisha shokë anëtarë të Vëllazërisë Muslimane dhe rrezikoja të burgosesha."
Sultan tha më tej se në Barcelonë ai jepte mësime të gjuhës angleze dhe arabe ndaj nxënësve në një kurs dhe ka shtuar se edhe ai vetë personalisht ka marrë arsim të gjuhëve të ndryshme. Pasi ka qenë e pamundur që të kthehet në vendin e tij deri në vdekjen e Hafiz Asadit, më tej Sultan ka theksuar se ai u kthye në Siri në vitin 2000 pas vdekjes së Hafiz Asadit.