Adis Karaca
04 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Lojtari i Real Madrid dhe ekipit kombëtar francez, Karim Benzema sot u arrestua me akuzat për shantazh ndaj lojtarit Mathieu Valbuena, raporton Anadolu Agency (AA).
Benzema u arrestua në rastin e shantazhit të Valbuenas për pretendimet rreth seks video-kasetës.
Kështu, ylli i Real Madridit është bërë lojtari i dytë i famshëm i futbollit i cili është i përfshirë në këtë rast, ku është arrestuar edhe ish-sulmuesi i Liverpoolit, Djibril Cisse.
Hetimet për këtë rast filluan në korrik me akuzat se lojtari i Olimpique nga Lyoni, Valbuena, ishte viktimë e shantazhit.