03 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
LONDËR (AA) – Gjykatësi britanik Peter Smith ka vendosur në favor të një gruaje që pretendon se është "bashkëshortja sekrete" e ish-mbretit arab Fahd i cili ndërroi jetë në fillim të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Të martën Smith urdhëroi që 68-vjeçares Janan Harb t'i jepen 15 milionë paundë dhe dy apartamente të shtrenjta në Londër të cilat ia kishte premtuar mbreti Fahd. Gjykatësi theksoi se e drejta e saj për trashëgiminë financiare është kredibile.