Alma Çekovic
16 Janar 2016•Përditësim: 17 Janar 2016
SARAJEVË (AA) - Disa qindra refugjatë të vendosur në kampin e improvizuar në qytetin Calais të Francës, i njohur si "xhungël" për arsye sigurie, filluan ti braktisin tendat në të cilat jetonin deri para pak kohe në kushte që janë larg normales, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia franceze ka këshilluar refugjatët që deri të hënën të shpërngulen nga tendat e vendosura në kamp, të cilat nuk ofrojnë strehim adekuat për ata të cilët për disa arsye u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, por që u ndaluan në rrugën e tyre për në Britani të Madhe.