Sultan Çoğalan
09 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Fëmijët sirianë që braktisin vendin e tyre për shkak të luftës civile në Siri, ballafaqohen me traumën psikologjike të cilën do ta ndjejnë në efekte afatgjata për shkak se janë larg nga mundësitë edukative dhe jetojnë në një mjedis të pasigurt, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin "Fëmijëria në hijen e luftës", i përgatitur nga organizata "Save the Children", potencohet se një pjesë e rëndësishme e fëmijëve në kampet në Liban së paktu 3 vite jetojnë larg nga mundësitë edukative.
Sipas këtij raporti mos edukimi, qëndrimi larg nga miqtë dhe të afërmit e tyre është një burim i rëndë tensioni. Diskriminimi ndaj të cilit fëmijët janë të ekspozuar në jetën e përditshme në një moshë të re si dhe martesa e tyre e hershme ndikojnë negativisht në psikologjinë e tyre.
Paralajmërohet se kjo situatë mund të çojë deri në trauma psikologjike efektet e së cilës do të ndjehen gjatë kohë.
Në raport thuhet se në kampet në veri të Irakut, 10 përqind e fëmijëve kanë humbur së paku një anëtar të familjes. Madje, bëhet e ditur se në Jordani shkalla e martesës së hershme tek vajzat siriane në vitin 2013 ka qenë 25 përqind, ndërsa vitin e kaluar është rritur në 32 përqind.