Bedrudin Brljavac
10 Dhjetor 2015•Përditësim: 10 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Afër 770 mijë azilkërkues deri më tani kanë arritur gjatë vitit 2015 në Greqi rrugës për një jetë më të sigurtë, ndërsa mbi 200 prej tyre janë mbytur në këtë udhëtim, raporton Anadolu Agency (AA).
UNHCR-ja njoftoi se prej 768 mijë e 916 persona, të cilët kanë mbërritur në Greqi, 56 përqind janë meshkuj, 28 përqind fëmijë dhe 16 përqind gra. Rreth 60 përqind prej tyre janë nga Siria.
Sipas të dhënave të UNHCR-së, në rrugën drejt ishujve grek janë fundosur 217 migrantë, ndërsa 126 prej tyre llogariten si të zhdukur.
Pothuaj se të gjithë kanë arritur deri tek ishujt lindor grek në Detin Egje pasi kanë paguar trafikantët për një vend në varkat e vogla.