Hacer Başer
11 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
GAZA (AA) - Të rinjtë e Gazës, në vendin ku për shkak të bllokadës së Izraelit zvogëlohen kushtet e punës dhe jetesës, duke bërë stërvitje dhe shitje të breshkave mundohen të mbijetojnë, raporton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht mundimeve të shumta si çdo i ri nga Gaza, edhe 28 vjeçari Mahmud Ebu Hasira, breshkat të cilat i mbledh në rajonet kufitare të Gazës i shet në shitoren e tij në qendrën e qytetit dhe mundohet për mirëmbajtjen e 6 fëmijëve të tij.
Ebu Hasira duke treguar punën e tij pranë kafazit ku gjenden breshkat në një bisedë për AA, thotë se "Për shkak të varfërisë dhe papunësisë isha i detyruar ta zgjedh këtë punë".
Ai duke theksuar se bën përpjekje të madhe për të kapur breshkat dhe për ti stërvitur ato, tha se "Mirëmbajtja e breshkave ka nevojë për dituri dhe kujdes të madh. Bëra disa lexime në lidhje me këtë çështje nga interneti. Përfitova shumë përvoja duke e bërë këtë punë".