Nazmi Abduramani
12 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1607: Aventurieri anglez James Smith themeloi vendbanimin e parë anglez në territorin e Amerikës Veriore, që më vonë u quajt James Town.
Në vitin 1743: Maria Terezia kurorëzohet si mbretëreshë e Çekisë.
Në vitin 1881: Tunizia bëhet protektorat francez.
Në vitin 1926: Norvegjezi Roald Amundsen, italiani Umberto Nobile dhe amerikani Lincoln Ellsworth fluturuan me avion në Polin e Veriut.
Në vitin 1926: Marshal Jozef Pilsudski kreu grusht shtet dhe vendosi diktaturë ushtarake në Poloni.
Në vitin 1988: Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri të ditur se në botë ka më shumë se 34 mijë të sëmurë nga SIDA.
Në vitin 1997: Me nënshkrimin e marrëveshjes paqësore nga ana e presidentit rus Boris Jelcin dhe presidentit çeçen Aslan Mashadov Alijewitsch përfundon lufta e parë çeçene.
Në vitin 2015: Piktura e Pablo Picasso-s "Les femmes d'Alger" shitet në ankand në New York për rekord 180 milionë dollarë.