Mehmet Hatipoğlu
17 nëntor 2015•Përditësim: 17 nëntor 2015
ATHINË (AA) - Si pasojë e tërmetit prej 6.1 ballë sipas shkallës së Rihterit me qëndër në ishullin Lefkada i cili ndodhet në Detin Jon në perëndim të Greqisë mësohet se dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa janë plagosur të paktën edhe 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryetari rajonal i ishujve, Dionisis Halikias njoftoi se kanë gjetur trupat e pajetë të një gruaje 60 vjeçare në rajonin Vasiliki në Lefkada e cila ka mbetur nën rrënojat e shtëpisë pasi një gur i shkëputur nga mali ka rënë mbi shtëpi dhe gjithashtu një 82 vjeçare tjetër e cila ka mbetur poshtë një muri me gurë në rajonin Athani.
Ndërsa, 5 të plagosurit ku dy prej tyre janë fëmijë theksohet se janë dërguar në spitalet në Lefkada për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndër të tjera theksohet se për shkak të tërmetit të fuqishëm disa rrugë dhe një numër i konsiderueshëm i ndërtesave dhe shtëpive kanë dëme të mëdha.
Për të koordinuar punimet pas tërmetit ekipet e kërkim- shpëtimit dhe disa qeveritarë me udhëzim të kryeministrit grek, Alexis Tsipras mësohet se janë nisur drejt ishullit Lefkada.