Dilara Karataş
14 Prill 2023•Përditësim: 19 Prill 2023
Një tërmet me magnitudë 7 ballë ka goditur brigjet e ishullit Java të Indonezisë, transmeton Anadolu.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit 7 ballë ka qenë 96.4 kilometra në veri të qytetit Tuban. Sipas informacioneve të para, nga tërmeti i ndodhur 594 kilometra nën tokë nuk janë përjetuar humbje jete apo dëme materiale.
Agjencia Shtetërore për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë (BMKG) e Indonezisë nuk ka lëshuar paralajmërim për "cunami" pas tërmetit.
Pas tërmetit të regjistruar në vitin 2004 në rajonin Aceh të Indonezisë humbën jetën rreth 170 mijë njerëz.
Ndërsa në tërmetin 7.5 ballë dhe cunamin e shënuar pas tij në Gjirin Palu në Ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018, u prekën rajonet Donggala, Palu dhe Sigi ku humbën jetën 4.340 persona.
Në tërmetin me magnitudë 5.6 ballë më 21 nëntor 2022 të regjistruar 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang në rajonin Java Perëndimore të Indonezisë, humbën jetën 331 persona dhe u plagosën rreth 600 të tjerë.
Indonezia e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve quajtur si "Unaza e Zjarrtë e Paqësorit", ndodhet në mesin e vendeve që preken më shumë nga fatkeqësitë natyrore.