Laith Joneidi
10 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
PETRA (AA) - Jeta e Marguerite van Geldermalsen nga Zelanda e Re krejtësisht u ndryshua para shumë vitesh në qytetin Petra të Jordanisë ku kishte ardhur si turiste. Ajo duke u martuar me një "beduin" me vite ka jetuar në shpellë, pasi që ka humbur bashkëshortin e saj gjërat që i ka përjetuar i ka përmbledhur në një libër. Ajo i pret vizitorët e saj në qytetin historik.
%2F20160410_2_15414977_7511536.jpg)
Geldermalsen duke treguar historinë e pazakontë të jetës së saj në një bisedë për Anadolu Agency (AA), tha se udhëtimi i saj në Petra në vitin 1978 ka filluar si një shëtitje turistike.
Ajo më tej duke theksuar se në qytetin Petra ka ardhur me shoqen e saj dhe është njohur me jordanezin Muhammed Abdullah, ku dhe janë dashuruar, tha se: "Me bashkëshortin tim i cili kishte një stil jetese të beduinit, qëndruam në një shpellë deri në vitin 1985 ku më pas me vendimin e qeverisë shkuam në fshatin Ummu Sajhun".
Geldermalsen tha se familja e saj nuk ka qenë e kënaqur me vendimin e saj për martesën, por tregon se populli jordanez ka shfaqur një mikpritje shumë të mirë ndaj asaj. "Kjo ishte jeta ime dhe u martova. Pasi që u martova shumë herë e vizitova familjen time, gjithashtu edhe babi im erdhi tek unë shumë herë. Kur shikoni prej larg situata mund të duket e ndryshme, por kur jetoni së bashku mund të vëreni se mundeni të shoqëroheni shumë lehtë me jordanezët. Jordanezët janë njerëz të mirë", tha Geldermalsen.