Vedat Yücebaş
10 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
BURSA (AA) - Sportistja Lecorvec Carletto e ekipit francez të pingpongut ALCL TT Grand - Quevilly, pavarësisht moshës së saj 70 vjeçare vazhdon karrierën aktive në sport. Ajo gjithashtu synon që të paktën të angazhohet edhe 10 vite me sportin e pingpongut që e ka me shumë pasion, raporton Anadolu Agency (AA).
Sportistja franceze përfaqësuese e ALCL TT Grand - Quevilly e cila përballet me Bursa Büyükşehir Belediyespor për ndeshjen e kthimit të gjysmë-finales të organizimit të ETTU Cup që po mbahet në qytetin Bursa të Turqisë nga Unioni Europian i Pingpongut, në emër të ekipit të sajë ajo është përballur me Sibel Remzi (24) e cila është në moshën e nipit të saj.
Carletto e cila pavarësisht vështirësive dhe kundërshtares së re që kishte përballë, ajo ka arritur të marrë pikë dhe të mos shkëputet nga loja si dhe pavarësisht humbjes së sajë ka qenë një prej personave që ka marrë më shumë duartrokitje. Edhe pse në moshë të madhe Carletto ka arritur të marrë vlerësimet dhe simpatinë për reflekset e sajë të cilat kryesisht i ka shfaqur si pjesë e përvojës në setin e dytë të cilin e humbi me rezultatin 11-7.
- "Në Francë renditet e 19-ta në pingpong"-
Carletto, shembull për sportistët e rinj me qëndrimin e këndshëm dhe energjinë e sajë në një deklaratë për gazetarin e AA-së shprehet se sportin e pingpongut e ka filluar që në moshën 14 vjeçare.
Duke vënë në dukje se dëgjon me vëmendje taktikat e trajnerit që është në moshë më të vogël se ajo, Carletto thekson se sporti dhe pingpongu janë një pjesë e rëndësishme e jetës së sajë. Ajo shprehet se ka dëshirë që të vazhdojë jetën aktive të sportit deri në moshën 80 vjeçare, madje edhe më tej.