Aldıjana Hadzıc
01 Shkurt 2016•Përditësim: 01 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike të cilat kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1587 – Mbretëresha e Anglisë Elizabeth I nënshkroi gjykimin me vdekje për Mary Stuart që u akuzua për pjesëmarrje në tre komplote me qëllim për të vrarë Mbretëreshën.
Në vitin 1840 – Në qytetin amerikan Baltimore hapet fakulteti i parë stomatologjik në botë.
Në vitin 1884 – Botohet edicioni i parë i fjalorit të Oxford-it në gjuhën angleze.
Në vitin 1893 – Thomas A.Edison përfundoi ndërtimin e studios së parë të filmit në West Orangeu në New Yersey, SHBA.
Në vitin 1951 – Lirohen 29 kriminel lufte gjermanë në mesin e të cilëve është Alfred Krupp.
Në vitin 1953 – Përmbytjet në Holandë marrin jetën e 1.853 personave.
Në vitin 1965 - Martin Luther King edhe 700 demonstrues arrestohen në Alabama të SHBA-ve.
Në vitin 1972 – Opinionit i prezantohet kalkulatori i parë i dorës HP-35, i cili atëkohë kushtonte 395 dollarë.
Në vitin 1991 – Afganistani dhe Pakistani goditen nga tërmeti në të cilin humbin jetën 1.200 njerëz.
Në vitin 2004 – Gjatë një sulmi vetëvrasës në Erbil, Irak, humbin jetën 117 persona.
Në vitin 2004 – Gjatë rrëmujës në Mekë të Arabisë Saudite, humbën jetën 251 persona.