Aldıjana Hadzıc
22 shkurt 2016•Përditësim: 23 shkurt 2016
SARAJEVË (AA) - Ndër ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë datë, veçojmë:
Në vitin 1632. - Publikohet libri i Galileos "Dialogu në të dy sistemet kryesore të botës", në të cilën u krahasuan sistemin e Ptolomeut dhe Kopernikut.
Në vitin 1732. - Ka lindur presidenti i parë i SHBA-ve George Washington.
Në vitin 1821. - Spanja për pesë milionë dollarë ia shiti Floridën SHBA-ve.
Në vitin 1958. - Egjipti dhe Siria themeluan Republikën e Bashkuar Arabe e cila ekzistoi deri në vitin 1961.
Në vitin 1949. - Ka lindur shoferi i garave automobilistike Niki Lauda.
Në vitin 1962. - Ka lindur Steve Irwin, i njohur për serialin e tij dokumentar televiziv Crocodile Hunter (Gjuetari i Krokodilëve). Irwin ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare duke xhiruar serialin e ri të quajtur Kafshët më të rrezikshme në oqean (The Ocean's Deadliest). Ai vdiq nga thumbi i një peshku.
Në vitin 1974. - Samuel Byck tentoi të kryejë atentat ndaj presidentit të atëhershëm të SHBA-ve Richard Nixon.
Në vitin 1975. - Ka lindur aktorja amerikane Drew Barrymore.
Në vitin 1997. - Shkencëtarët nga instituti skocez Roslin raportuan se një dele e rritur me emrin Dolly është klonuar me sukses.