Abdullah Doğan
22 Shkurt 2016•Përditësim: 23 Shkurt 2016
KONJA (AA) - Organizata humanitare Të drejtat dhe liritë e njeriut (IHH) deri më sot ka hapur 6 mijë puse të ujit në 19 shtete të Afrikës të cilat po përballen me thatësirat dhe etjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës kryetari i Organizatës Humanitare IHH, Hasan Aynaci, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tregoi se organizata është duke bërë aktivitete në Afrikë që nga viti 1992.
Aynaci tha se organizata punimet e saj i ka intensifikuar në 10 vitet e fundit, tha se kanë filluar të gjejnë zgjidhje në shumë shtete afrikane të cilat kanë probleme me thatësirat.
Sipas tij, në shtetin më të thatë të 'kontinentit të zi', në Somali, njerëzit për të përmbushur nevojat e tyre për ujë ecin nga 6-7 kilometra. Ai thekson se problemi më i madh në këtë vend pas sigurisë, ushqimit dhe problemit shëndetësor është nevoja për ujë.
Aynaci thotë se IHH-ja ka hapur puse të ujit në pjesën më të madhe të Afrikës. "Brenda 24 vitesh në Afrikë kemi hapur rreth 6 mijë puse të ujit. Këto puse janë të përshtatshme për pije dhe përdorim. Sasia dhe cilësia e ujit ndryshon nga rajoni në rajon. Shkuam në rajon, bëmë hulumtime në puset të cilat i hapëm. Vërejtëm se pavarësisht thatësirave të ashpra, ato nuk kishin ndikuar ndaj puseve", tha ai.
Ndryshon fytyra e rajoneve të thata
Aynaci rikujton se në Afrikën Lindore dhe në Somali, në vitin 2011 ka ndodhur thatësira më e madhe. Ai tha se Turqia ka dhënë ndihma të mëdha në rajon.