Aldıjana Hadzıc
01 Mars 2016•Përditësim: 01 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Nga ngjarjet historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1565 – Është themeluar Rio De Janeiro, sot qyteti i dytë më i madh në Brazil, i njohur për nga plazhet e bukura dhe karnavalet.
Në vitin 1872 – Është themeluar parku nacional Yellowstone, SHBA, parku i parë nacional në botë.
Në vitin 1896 – Fizikani francez Henri Becquerel zbuloi radioaktivitetin. Për këtë zbulim në vitin 1903 fitoi Çmimin Nobel për Fizikë.
Në vitin 1912 - Albert Berry realizoi kërcimin e parë të suksesshëm me parashutë.
Në vitin 1954 – Në ishullin Bikini në Paqësor është detonuar bomba hidrogjenike Castle Bravo me fuqi prej 15 megatonë, e cila ka shkaktuar një nga kontaminimet më të mëdha radioaktive në historinë e testimeve bërthamore.
Në vitin 1966 – Sonda hapësinore sovjetike Venera 3 ka zbarkoi në Venus. U bë mjeti i parë fluturues e cila ka zbritur në planet tjetër.
Në vitin 1992 – Bosnja e Hercegovina shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia.
Në vitin 2006 – Edicioni anglez i enciklopedisë së internetit Wikipedia publikoi një milionë anëtarë.