Erdal Türkoğlu
02 Mars 2016•Përditësim: 02 Mars 2016
HATAY (AA) - Tahsin Hoshkar përfaqësues për Turqinë nga Brigada Sultan Abdulhamit Han tha se Bashar Asadi nuk vret vetëm ata që janë opozitarë të tij por ai me vetëdije i dërgon drejt vdekjes edhe ushtarët që luftojnë përkrah tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Hoshkar në deklaratën për gazetarin e AA-së në lidhje me situatën e fundit në vendin e tij dhe për marrëveshjen e përkohshme ai ka mbrojtur idenë e tij se ndalimi i luftimeve i cili pritej të vihej në veprim në natën e 26 shkurtit nuk është vënë në zbatim për rajonin e malit Turkmen (Türkmendağı).
Ai pretendon se regjimi në natën e ndalimit të luftimeve ka kryer sulme intensive në disa pika në rajonet e tyre. "Këto sulme vazhduan afërsisht për 24 orë. Shkurtimisht ëndrra për ndalimin e luftimeve të malin Turkmen përfundoi pa filluar. Gjithashtu regjimi dhe Rusia deri më 26 shkurt 3 ditë para kësaj kanë kryer ndoshta sulmet më intensive në këto 5 vite. Qeveria e Assadit që dëshironte të hynte fuqishëm në të ashtuquajturën ndalim të luftimeve, synoi që të merrte plotësisht zonën e Malit Turkmen dhe të Cebel Ekrad. Por turkmenët zhvilluan luftë legjendare", tha Hoshkar.
Hoshkar gjithashtu ka theksuar se në këto sulme regjimi është përpjekur që të hyjë në pika të ndryshme me 70-80 ushtarë, ku vetëm në një ditë gjatë konflikteve kanë humbur jetën afërsisht 150 ushtarë të regjimit.