Nazmi Abduramani
12 Prill 2016•Përditësim: 12 Prill 2016
SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:
Në vitin 1654: Irlanda dhe Skocia u bashkuan me Anglinë.
Në vitin 1861: Filloi lufta civile në SHBA.
Në vitin 1913: Ka lindur muzicienti i xhazit Lionel Hampton
Në vitin 1941: Trupat gjermane në Luftën e Dytë Botërore hyjnë në Beograd.
Në vitin 1945: Ndërroi jetë presidenti amerikan Franklin Delano Roosevelt, i cili në këtë pozitë është zgjedhur katër herë që është rasti i vetëm në historinë e SHBA-ve.
Në vitin 1961: Bashkimi Sovjetik dërgoi njeriun e parë në hapësirë kur kosmonauti Juri Gagarin u lëshua në hapësirë me anijen "Vostok-1".
Në vitin 1966: Avionët amerikan në luftën e Vietnamit për herë të parë bombarduan Korenë e Veriut.