Zülfiya Yakup
28 janar 2016•Përditësim: 28 janar 2016
PRISHTINË (AA) - Lideri i Nismës Qytetare (SDP), Oliver Ivanoviç, i cili më herët u dënua me nëntë vite heqje lirie për krime lufte, sot në bazë të vendimit të Apelit është transferuar në burg, raporton Anadolu Agency (AA).
“Sot në ora 14:00 policia dërgoi në banesën e tij vendimin me të cilin arresti shtëpiak i zëvendësohet me vuajtje të dënimit në burg. Ky vendim është marrë pas ankesës së prokurorit publik", konfirmoi për AA avokati i tij Nebojsha Vlajiç.
Advokati thekson se vet fakti që Ivanoviç kishte pritur vendimin bashkë me policinë në banesën e tij, flet se ai asnjëherë nuk ka planifikuar të ikë.
“Ivanoviç dëshiron që kjo çështje të marrë fund, dhe të dëshmohet pafajësia e tij”, thotë Vlajiç.
Gjykata themelore në Mitrovicë e dënoi me 9 vjet burg liderin e Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviç, pasi e ka shpallur fajtor për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë në Mitrovicë, gjatë vitit 1999.
Ivanoviç akuzohej për dy vepra penale, vrasjen e civilëve shqiptarë në vitin 1999 dhe vrasje e tentim vrasje, si dhe dëbim të shqiptarëve në Mitrovicë, gjatë trazirave në shkurt të vitit 2000.