Özüm Yalkın
28 Maj 2016•Përditësim: 29 Maj 2016
BUENOS AIRES (AA) – Gjenerali Reynaldo Benito Bignone (88), diktatori i fundit argjentinas, është dënuar me 20 vjet burg për krime të shkaktuara gjatë operacionit Condor, të kryera gjatë viteve të 70-ta në Amerikën Latine të cilin e mbështetën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykimi për të dhe 17 ish-zyrtarë tjerë ushtarakë zgjati tre vite. Janë gjykuar për krime kundër njerëzimit. Lideri i huntës së fundit ushtarake në Argjentinë, Bignone nga viti 1982 deri në vitin 1983 e mbajti pushtetin në duart e tij.
Para dy viteve u dënua me 23 vite burg për shkak të rrëmbimit të 30 punonjësve të një fabrike si dhe torturimin e tyre. Operacioni Condor në vitet e 70-ta u zbatua në Argjentinë, Uruguaj, Brazil, Kili, Paraguaj dhe Bolivi.