Hamza Tekin,Meryem Kasım
04 Tetor 2015•Përditësim: 05 Tetor 2015
BEJRUT (AA) - Në qytetin libanez Bejrut, i njohur si qendra e disa civilizimeve, është gjetur një Bibël e vjetër përafërsisht dy shekuj, e cila është shkruar në gjuhën osmane, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç tregoi Edgar Afif Huri në bodrumin e shtëpisë rastësisht e gjeti Biblën që daton nga viti 1819.
"Para tre vitesh kam gjetur një pako të mbështjellë me najlon dhe karton. Kur e hapa që të shoh se çfarë ka në të, u befasova. Ajo ishte një Bibël e shkruar në vitin 1819. Ndonëse kanë kaluar gati dy shekuj, ajo ishte shumë mirë e ruajtur. Bibla ka 483 faqe, gjatësia e faqes është 22 centimetra, ndërsa gjerësia 13 centimetra", tha Huri.
Huri theksoi se disa herë ka marrë ofertë që ta shesë Biblën, por ai asnjëherë nuk është dakorduar që ta shes këtë vepër të vlefshme.
"Në këtë shtëpi të mbushur me histori ekzistojnë shumë vepra të vjetra antike. Por, mendoj se kjo Bibël është më e vjetra", tha Huri dhe shtoi se dera e tij është gjithmonë e hapur për të gjithë ata që u intereson kjo vepër.
"Këto fermanë janë trashëgimi e etërve tanë. Kanë vlerë të madhe shpirtërore", tha Huri.
Periudha Osmane në Liban filloi në vitin 1516. Pas katër shekujsh, sa qëndruan, osmanët prapa vetës lanë një numër të madh të veprave të vlefshme letrare dhe të tjera.