Ekip
09 Tetor 2015•Përditësim: 10 Tetor 2015
HALEP (AA) - Korrespondenti i Anadolu Agency (AA) i cili humbi jetën mbrëmë gjatë një sulmi me bombë në Halep të Sirisë, Salih Mahmud Leyla, ka qenë një nga gazetarët e shquar të agjencisë.
Fotografitë e tij të luftës civile në Siri i janë transmetuar në shumë media botërore. Ndërkohë vitin e kaluar ai mori pjesë në Akademinë e AA-së për gazetari për të fituar njohuri mbi gazetarinë e luftës.
Salih Mahmud Leyla gjatë karrierës së tij ka realiziuar një numër të madh të fotografishë dhe filmimesh, si dhe ka raportuar për përleshjet në veri të Sirisë dhe për problemet me të cilat përballen banorët në rajonet e përfshira në konflikte. Shumë fotografi të tij të cilat i ka bërë gjatë përleshjeve në Siri janë botuar në pjesën më të madhe të mediave botërore.
Korrespondenti i AA-së në korrik të këtij viti po ashtu u plagos në fytyrë teksa pëcillte ngjarjet në Hapel.
Salih Mahmud Leyla ndërroi jetë mbrëmë gjatë një sulmi me bombë i cili ndodhi në lagjen Hireytan në pjesën rurale të qytetit të Halep-it, sulm ky i cili u krye nga organizata terroriste, DAESH.
Krahas Kolegëve të Anadolu Agency dhe familjarëve të të ndjerit, ngushëllime shprehu edhe presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.
Salih Mahmud Leyla (27) ka lindur në Anadan, në veri të Halep-it, ndërsa është diplomuar në degën e informatikës. Ai u martua vitin e kaluar dhe pas ka lënë bashkëshorten e tij e cila pret një fëmijë.