09 Tetor 2015•Përditësim: 09 Tetor 2015
ATHINË (AA) – Një tragjedi e re ndodhi në afërsi të ishullit grek Lesbos dhe Leros në Detin Egje, ku mbërrijnë refugjatë kryesisht nga Siria. Një foshnje e gjinisë mashkull një vjeçar humbi jetën kur gomonia me refugjatë pjesërisht u fundos, raporton Anadolu Agency (AA).
Në momentin kur ekipet e shpëtimit erdhën deri te gomonia, në afërsi të Lesbos-it, foshnja ishte në gjendje të pavetëdijshme. Urgjentisht është transportuar në spital, por ekipet e shpëtimit dhe mjekët nuk arritën ta kthejnë në jetë. Nga gomoneja e cila pjesërisht u fundos, janë shpëtuar 56 persona.
Nga ana tjetër edhe një varkë e drurit është gjetur e bllokuar tek ishulli Lerosa, ndërsa në të gjendeshin rreth qindra refugjatë. Të gjitha anijet janë transportuar deri në breg nga roja bregdetare.