Adel Ömeragiç
05 Maj 2016•Përditësim: 05 Maj 2016
PODGORICË (AA) – Javën e kaluar në Mal të Zi është regjistruar rasti i dhjetë i vdekjes nga gripi në këtë sezonë, bëhet e ditur nga Instituti për Shëndet Publik, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për për një person të mitur i cili ndërroi jetë nga influenca e llojit “A”.
Ai nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit dhe që në vegjëli ka vuajtur nga sëmundjet e rënda kronike, tek i cili ekzistonte rrezik i zmadhuar nga zhvillimi i komplikimit të këtij infeksioni.