Nazmi Abduramani
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
PODGORICË (AA) – Një ndeshje miqësore në futboll mes kombëtares së Maqedonisë dhe Malit të Zi do të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Filipi II” në Shkup, konfirmojnë sot për Anadolu Agency (AA) nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.
Nga ana tjetër trajneri i kombëtares së Malit të Zi, Branko Brnoviç shpalli sot listën e lojtërave për ndeshjen me Maqedoninë. Brnoviç për këtë ndeshje do të llogarisë në 21 lojtarë, mes të cilëve është edhe një debitues, mbrojtësin e klubit të Vardar-it nga Maqedonia, Njemanja Mijushkoviç.
Ai tha se për ndeshjen me Maqedoninë ka vendosur të ftojë lojtarë të provuar, si dhe një debitues.
Kombëtarja e Maqedonisë dhe Malit të Zi nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian "Francë 2016".
Maqedonia ishte e fundit në grupin “C” në konkurrencë me Spanjën, Sllovakinë, Ukrainës, Bjellorusinë dhe Luksemburgun, me vetëm katër pika të fituara.
Mali i Zi ka qenë e katërta në grupin “G” me 11 pikë, pas Austrisë, Rusisë dhe Suedisë.