Sabri Kesen
07 Korrik 2016•Përditësim: 08 Korrik 2016
MUGLA (AA) – Jahti luksoz “Topaz” i gjatë 149 metra i pronarit të klubit anglez të futbollit Manchester City, Sheik Mansur bin Zayed El-Nahyan, arriti në qytezën Marmaris të Muglas në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Jahti “Topaz” i cili është njëri nga dhjetë jahtet më të mëdha në botë dhe për të cilin vlerësohet të ketë kushtuar 400 milionë euro, në orët e hershme të mëngjesit hyri në Gjirin e Marmarisit.
Gjithashtu nuk mundi të ankorohet në portet e vogla të qytezës për shkak të madhësisë së tij, ndërkohë që para mrekullimit të vendasve dhe turistëve u ndal në dokun e madh të Portit të Marmarisit me ndihmën e rimorkiatorëve.
Jahti filloi të mbushet me lëndë djegëse në sasi prej 730 mijë litrash që u soll me gjashtë tankerë nga Rafineria Aliaga. Mësohet se mbushja me lëndë djegëse që u planifikua të zgjasë pesë orë, Sheikut do t’i kushtojë rreth 500 mijë dollarë.