Dejan Maksimoviç
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
LONDËR (AA) – Manuel Pellegrini, trajneri i Manchester City-t ka deklaruar se skuadra e tij nuk e meritoi fitoren në minutën e fundit të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Moenchengladbach, transmeton Anadolu Agency (AA).
Skuadra e Borussias kaloi në epërsi me golin e Lars Stindlit në minutën e 56 të ndeshjes, por ekipi anglez në fund e ktheu epërsinë duke festuar me rezultatin përfundimtar 1:2. Së pari Andreas Christensen shënoi autogol për 1:1, dhe më pas Sergio Aguero në minutën e 90 shënoi nga penaltia për rezultat përfundimtar.
"Patëm shumë fat në këtë ndeshje në rrugën drejt fitores. Kundër Juventusit dhe West Hamit nuk merituam të humbim, por gjithashtu ndoshta nuk merituam të fitojmë kundër Borussias", tha Pellegrini.
Manchester City pas ty xhirove në grupin "D" zë vendin e tretë me tre pikë, sa ka edhe e dyta në tabelë Sevilla. I pari është Juventusi me maksimalen prej gjashtë pikëve, ndërsa pa asnjë pikë të shënuar, pozitën e fundit e zë Borussija Moenchengladbach.