Rustam Mikayilli
09 Janar 2016•Përditësim: 10 Janar 2016
VILNIUS (AA) - Pesë persona kanë humbur jetën për shkak të motit të ftohtë ekstrem në Letoni, raporton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesja e Shërbimeve emergjente mjekësore në Letoni, Ilze Buksa në një deklaratë për LETA, agjencinë kombëtare të lajmeve të Letonisë ka theksuar se mbrëmjen e djeshme në vende të ndryshme të kryeqytetit Riga kanë humbur jetën 5 persona. Një prej viktimave është grua.
Ndër të tjera theksohet se që nga 1 dhjetori për shkak të motit të ftohtë në vend kanë humbur jetën 28 persona.
Gjithashtu theksohet se Letonia është duke përjetuar janarin më të ftohtë të 70 viteve të fundit dhe temperaturat janë vërejtur se janë ulur në minus 30 gradë.