Vesna Besiç
09 Janar 2016•Përditësim: 10 Janar 2016
SARAJEVË (AA) – Në Sarajevë është mbajtur promovimi i parë i "Muzeut virtual të gjenocidit ndaj boshnjakëve”, raporton Anadolu Agency (AA).
Muzeu ka për qëllim që nëpërmjet prezantimit multimedial online të iu mundësojë shfrytëzuesve të internetit të kenë qasje në dokumentet e ecurisë së gjenocidit mbi boshnjakët, dhe përbëhet nga tregime dixhitale, ndërsa pasqyron rastet me anë të dëshmive dixhitale dhe të dhënave mbi to.
Profesoresha Selma Rizviç thotë se bëhet fjalë për një projekt online i cili kryesisht u është dedikuar të rinjve, atyre të cilët nuk kanë pasur mundësi të njihen me rrjedhën e gjenocideve.
"Nuk paraqet gjenocid vetëm lufta e fundit. Ai filloi në shekullin e 17-të për çka ne përgatitëm 11 tregime për faza të ndryshme të gjenocidit. Të dhënat janë marrë nga Instituti për Hulumtime të Krimeve kundër Njerëzimit, universiteti në Sarajeve. Të gjitha të dhënat janë të besueshme” -tha ajo. Rizviç ka shtuar se me anë të tregimeve të shkurta janë përpjekur ti përshtaten kohës moderne në të cilën më pak lexohet.
"Po bëjmë planet për të shtuar materialet, por kjo varet nëse ka mjete materiale dhe vullnet të mirë në mënyrë që të kalojmë në rrjet të gjitha të dhënat nga gjenocidet” deklaroi Rizviç.
Ajo sqaroi se në mesin e 11 tregimeve të para kanë zënë vend dëbimi i boshnajëve kur perandoria Osmane humbi forcën dhe filloi të tërhiqet nga ky rajon, që ka bërë shtetet të cilat kanë marrë këto teritore të dëbojnë banorët musliman.
Sipas saj në faza të ndryshme kohore 50-100 vjeçare populli i kësaj ane është përballur me gjenocide, ku përmend kohën e mbretërisë së Jugosllavisë, Luftën e Dytë Botërore dhe gjenocidin nga lufta e fundit.
Përmbledhja e materialeve është e nevojshme thotë Rizviç, ndërsa merr për shembull hebrenjtë të cilët kanë mbledhur tërë dokumentacionin e holokaustit në muzeun "Jad Vašem".
Muzeu virtual i gjenocidit ndaj boshnjakëve ka edhe versionin në anglisht.