Özkan Beyer
17 prill 2017•Përditësim: 18 prill 2017
GAZIANTEP (AA) - Gjashtë vjeçari Muhammed Amut, i cili ka humbur të dy këmbët dhe babanë e tij gjatë një sulmi me bombë të regjimit në qytetin Idlib të Sirisë, ëndërron ditën në të cilën do të shërohet dhe do të luaj sërish futboll me protezat e tij.
Mësuesi Usame Amut ka humbur jetën 5 muaj më parë, gjatë një sulmi të avionëve të regjimit në Idlib ku si objektiv ishte marrë shtëpia e tij. Kurse Muhammedit, djalit të tij 6 vjeçar, i cili kishte mbetur nën rrënoja, iu prenë dy këmbët nga nën gjunjtë e tyre. Muhammedi i cili u soll në Turqi së bashku me nënën Gadi, motrën dhe vëllain, pas një procesi të trajtimit i cili zgjati me muaj, doli nga spitali në Gaziantep të Turqisë.
Në këmbët e Muhammedit muajin që shkoi u vendosën protezat e përkohshme, me ndihmën e Shoqatës Dalur Ihsan, e cila vepron në qytetin e Gaziantepit. Ai pas një trajtimi fizik, filloi t’i bëjë hapat e tij duke i lënë patericat. Muhammed, dëshiron që me shërimin e tij, të luaj përsëri futboll, që është ëndrra e tij më e madhe. Ai po ashtu dëshiron që në pjesën tjetër të jetës së tij të përmirësojë cilësinë e jetës me proteza elektronike.
Proteza është e shtrenjtë
Muhammed Amut, në një deklaratë për Anadolu Agency (AA) tregoi se pas bombardimeve janë strehuar në Gaziantep.
Ai theksoi se e do shumë Turqinë dhe se ndihet krenar për mbrojtjen e tyre. “Më ka marrë malli të luajë me top”, tha Amut.
Kurse menaxheri i Shoqatës, Ali Kırmızı tha se ata tregojnë përpjekje të madhe për t’i shëruar plagët e sirianëve.
Duke theksuar se po zhvillojnë edhe aktivitete të edukimit për sirianlët, Kırmızı tha: "Ne u mësojmë lexim dhe shkrim atyre që janë këtu. Pastaj ne i dërgojmë ata kudo që dëshirojnë".
Ai vuri në dukje se në kuadër të shoqatës po trajtohen 60 të plagosur.
"Një nga të plagosurit më të rëndësishëm për ne është Muhammedi. Ai humbi të dy këmbët e tij në Siri. Së bashku me familjen e tij u strehua në Gaziantep. Ne kemi bërë një protezë të përkohshme për Muhammedin e vogël. Kjo protezë tani po funksionon, por Muhammedi nuk po mund të ecë me këtë aq mirë. Tani ne do t’i vendosim një protezë elektronike. Edhe pse nuk është si një këmbë e vërtetë, ne do të përfitojmë shumë dobi nga ajo. Mirëpo, kjo protezë është pak e shtrentë dhe për këtë presim mbështetjen e bamirësve”, tha Kırmızı.