Vesna Besiç
23 Dhjetor 2015•Përditësim: 24 Dhjetor 2015
SARAJEVË (AA) - Një numër i madh i qytetarëve të Sarajevës u shfaqën sot para qendrës tregtare në qendër të qytetit për të marrë maskat mbrojtëse nga ndotja e ajrit, i cili ka një muaj që ka përfshirë kryeqendrën e Bosnje e Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërndarjen e kishte organizuar shoqata "Pomozi.ba" e cila ndanë maska mbrojtëse në tre lokacione të ndryshme të qytetit.
Themeluesi i saj, Elvir Karaliç tha se që më herët kishin pasur në dispozicion disa maska kirurgjike dhe disa maska FFP3.
"Këto janë standarde evropiane të cilët njerëzve u japin siguri të plotë. Duke pasur parasysh situatën me ndotjen e ajrit në qytet dhe në shtet në përgjithësi vendosëm të ndërmarrim këtë aksion. Mund të them se interesimi është i lartë" tha ai.
Karaliç sqaroi se shpërndarja bëhet për kategoritë më të ndjeshme, dhe atë për fëmijët, shtatzënat, dhe personat me probleme të frymëmarrjes.
"Në dispozicion kemi shumë maska kirurgjike mjekësore, rreth 500.000 copë, por kemi pak maska FFP3 që janë të standardizuara. Nga to kemi disa mijë" tha Karalić.
Një qytetare e cila kishte ardhur të marrë maskë tha për AA se ka marrë dy të tilla, një për vete dhe një për vajzën e saj.
"Nuk e dijë a do të na mbrojë. Nuk jam shumë e sigurt por kryesorja, e mora një për vajzën time" tha ajo.
Nga shoqata në fjalë thonë se përveç shpërndarjes së maskave nevojitet edhe sensibilizimi i opinionit për përdorimin e tyre pasi ka shumë njerëz të cilët ngurojnë të mbajnë maskat të cilat do ti mbrojnë nga ajri i ndotur.