Elvir Hociç
12 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
NEW YORK (AA) - Mijëra njujorkezë dje u mblodhën në qendër të Manhattanit për të shijuar fenomenin Manhattanhenge të peizazheve spektakolare, ngjarje e rrallë, ku dielli në perëndimin e tij pozicionohet pikërisht në përputhje me rrugët kryesore të Manhattanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Manhattanhenge ndodh dy herë në vit, më 28 maj dhe 12 korrik, por çdo herë nga paraqet përjetim të veçant për vendasit dhe turistët të cilët shijojnë perëndimin e diellit përmes rrugëve të pozicionuara me precizitet në drejtimin lindje-perëndim.