Ekip
12 Korrik 2016•Përditësim: 13 Korrik 2016
DADAAB (AA) – Fituesja më e re e Çmimit Nobël për Paqe Malala Yousafzai, të martën arriti në kampin e refugjatëve Dadaab në verilindje Kenias për të kaluar ditëlindjen e saj të 19-të me mbi 340.000 njerëz që janë strehuar në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Kampi, i cili është shtëpi e përkohshme për më shumë se 300.000 refugjatë somalezë, është vendosur të mbyllet gjatë këtij viti dhe të gjithë banorët të riatdhesohen përsëri në vendin e tyre për shkak të shqetësimeve të sigurisë të ngritura nga qeveria keniane. Sipas Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Yousafzai ka qenë në kontakt me një grup të vajzave të reja nga kampi Dadaab përmes Skype-it.