Fatma Esma Arslan
13 nëntor 2015•Përditësim: 14 nëntor 2015
LILE (AA) - Një student i cili u gjet i vdekur në dhomën e konviktit në Lile të Francës pretendohet së ka humbur jetën nga uria, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në median franceze mësohet se studenti Abdallah El Anfani, i ardhur për studime universitare në Lile nga ishulli Mayotte, territor mbikëqyrës i Francës është gjendur i pajetë në dhomën e konviktit.
El Anfani është gjendur i vdekur në shtratin e tij nga një punonjës i një kompanie dizinfektimi dhe parashikohet se kishte vdekur disa ditë më parë se të gjendej.
Ndërsa nëna e 22 vjeçarit e cila ka folur në televizionin lokal Linfo Kwezi që transmeton në Mayotte ka pohuar se djali i saj ka humbur jetën nga uria.
Ndër të tjera theksohet se El Anfani kishte ardhur për arsimim universitar dy vite më parë në Francë dhe se për periudhën e vitit arsimor 2013-2014 ai nuk kishte kryer regjistrimet si dhe kishte humbur bursën e shkollës prej 470 euro.
Ndërsa gazeta lokale La Voix Du Nord ka shkruar se nëna e El Anfani-t i cili nuk është e qartë se pse ai nuk kishte kryer regjistrimet, kishte kontaktuar shoqatën e studentëve në Mayotte në rajon në lidhje me djalin e saj. Ajo i kishte kërkuar shoqatës se djali i saj ishte në gjendje shumë të vështirë financiare dhe se duhet ta ndihmojnë.
Zyrtarët e shoqatës kishin pohuar se ata kishin ndihmuar për pagesat e faturave të El Anfani, por studenti shumë herë shëtiste i uritur.
Theksohet se studenti El Anfani për herë të fundit kishte folur me sekretarin e konviktit nga prapa derës dhe që nga ajo ditë askush nuk e ka parë më El Anfani.
Në autopsi theksohet se në trupin e studentit nuk ka shenja të përleshjes, plagëve apo të ndonjë shenje tjetër, por ndër të tjera theksohet se në lidhje me shkakun përfundimtarë të vdekjes do të përcaktohet javën e ardhshme.