Ekip
09 Qershor 2020•Përditësim: 10 Qershor 2020
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Francës, numri i pacientëve që ndodhen në kujdes intensiv në Francë ka rënë nën 1.000 për herë të parë që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Aktualisht në Francë vetëm 955 pacientë janë në kujdes intensiv, një rënie prej 69 pacientë nga dita paraprake.
Gjithsej 53 raste të reja të vdekjeve janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 18.912 në spitale dhe 10.350 në shtëpitë e pleqve.
Që nga fillimi i përhapjes së sëmundjes, numri i vdekjeve në Francë qëndron në 29.296, ndërsa numri i të infektuarve është rritur në 154.591, një rritje prej 403 rasteve në krahasim me ditën paraprake.
Numri i të hospitalizuarve sot ra në 11.961, që është një rënie prej 354 në krahasim me ditën paraprake.
Përkundër ashpërsisë së virusit, shumica e njerëzve pësojnë simptoma të buta dhe shërohen. Që nga fillimi i përhapjes së virusit, në Francë janë shëruar 71.506 persona nga COVID-19.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.
Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka arritur në rreth 7,2 milionë, me mbi 3.3 milionë të shëruar dhe mbi 408 mijë të shëruar.