Admir Fazlagikj
10 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
SHKUP (АА) - Me një vakt të përbashkët dhe bisedë të ngrohtë sot në punktin e të pastrehëve - Momin Potok në Shkup u shënua Dita Botërore e të pastrehëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Koordinatorja e punktit për të pastrehët në Momin Potok, Dragana Lazarevska tha se shënimi i sotëm i Ditës Botërore për të pastrehët është me iniciativë të Sekretares së Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, Suzana Paunovska e cila të pastrehëve u ndau veshmbathje dhe vakt të ngrohtë.
Në deklaratën e saj për mediat Llazarevska deklaroi se punkti i të pastrehëve në Momin Potok funksionin tashmë tetë vite ku ekipi i Kryqit të Kuq kujdeset për të pastrehët.
"Kujdesemi për këtë dukuri socio-patologjike që në shtigje afatgjata ti kthejmë këta persona në rrjedhat e shëndosha të shoqërisë. Me shënimin e kësaj dite dëshirojmë që opinionit të gjerë ti bëjmë me dije se duhet të jenë humanë dhe qytetarë solidarë dhe të donojnë ushqim, këpucë dhe ilaçe dhe gjithçka që u nevojitet këtyre personave", tha Llazarovska.
Sipas saj, numri i të pastrehëve për të cilët kujdesen shënon rritje.
"Rritet numri i të pastrehëve, por Kryqi i Kuq e ka këtë punkt. Numri i shfrytëzuesve paraprakisht ishte nga 35-40 ndërsa në vitin 2016 nga 40-50 persona. Në punktin e të pastrehëve tashmë tetë vite ekziston ekip multidisiplinor të cilin e mban një mjek psikolog, katër amvise të cilat kujdesen për ushqimin, veshmbathjen dhe nevojat tjera", shpjegoi Llazarevska duke folur rreth situatës të të pastrehëve si dhe mënyrën e përkujdesjes së tyre.
Përmes punktit shfrytëzuesit marrin veshje të ngrohtë, këpucë, batanije, çanta gjumi ndërsa sipas nevojave hapet edhe bujtje e përkohshme.
Duke folur për statistikat lidhur me të pastrehët, Llazarevska theksoi se asnjë organizatë nuk ka bërë hulumtim më serioz që do të jepte të dhëna më konkrete të të pastrehëve të regjistruar. Ajto shtoi se në nivel të qytetit të Shkupit janë evidentuar 318 persona, por vlerëson se numri është dukshëm më i madh.
Ajo tha se në nivel global ekzistojnë rreth 100 milionë njerëz të pastrehë.
Tair Daut nga Shkupi është një nga të pastrehët i cili e viziton punktin e të pastrehëve në lagjen e Shkupit, Momin Potok. Përndryshe, ai në punkt punon si paruker.
"Erdha në këtë gjendje, ashtu ishte e shkruar. Një kohë kisha, por pas një kohe u bëra i pastrehë. Të martën dhe të premten e vizitojmë punktin, personeli sillet shumë mirë me ne. Pothuaj se tre vite e vizitoj punktin. Në muajt e dimrit na ofronin kujdes të mirë, kemi fjetur këtu. Të pastrehët nuk kanë se ku të shkojnë. Kemi fjetur në garazhe dhe vende të braktisura", tha Daut duke rrëfyer storjen e tij jetësore.