Ali Rıza Akkır
10 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
MUGLA (AA) - Gorkem Yapcacik i cili garon në kategorinë MX në garën e parë të Kampionatit Motokros Turqi që po organizohet në qarkun Fethiye të qytetit Mugla, i propozoi martesë mikeshës së tij në pistën e garave, raporton Anadolu Agency (AA).
Yapcacik pasi që u dha starti i garës u ndalua para audiencës së bashku me garuesit e tjerë. Sportisti 26 vjeçar i cili zbriti nga motori i tij, duke e thirrur mikeshën e tij e cila ishte mes audiencës u gjunjëzua dhe tha: "A je me mua në një jetë në këto rrugë nga guri dhe dheu? Të dua. A do të martohesh me mua?". Ndërsa pasi që Feza Demir (24) tha "Po" me mikrofonin zyrtarët dhe audienca në pistë e duartrokitën çiftin.
Pas propozimit për martesë u vazhdua me garën.
Feza Demir në deklaratën e tij për gazetarët tha se nuk ka pritur një propozim të tillë edhe për atë ka qenë një surprizë.