Hale Türkeş
15 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
ANTALI (AA) - Dy vajza të moshës shtatë dhe 11-vjeçare u mbytën në Detin Egje, kur gomoneja me refugjatë sirianë herët në mëngjes u përmbyt në brigjet jugore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Refugjatët ishin në rrugën e tyre për në Greqi kur roja bregdetare turke mori një telefonatë se një gomone po lundron në det. Menjëherë pas intervenimit të ekipeve të ndërhyrjes janë shpëtuar 18 persona, ndërsa tre të tjerë ende janë në kërkim. Dy vajza kanë humbur jetën pas rrokullisjes së gomones së stërngarkuar.
Të paktën 185 persona këtë vit e kanë humbur jetën në Detin Egje ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.