Umur Koçak Semiz
12 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
EAST HARTFORD (AA) - Si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël i cili goditi një shtyllë të rrjetit elektrik, në shtetin Connecticut të SHBA-ve, ka humbur jetën një person, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët njoftuan se avioni i vogël i llojit Piper PA-34 Seneca i cili ishte nisur nga aeroporti Brainard në kryeqytetin e shtetit, Hartford, pasi ka goditur shtyllën elektrike ka marrë flakë.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën një person, ndërsa një tjetër u plagos rëndë.
Në avion gjendeshin dy persona, trajneri dhe personi që dëshironte të merrte certifikatë për pilot.